Për ne 2018-08-16T21:25:50+00:00

Diçka më shumë për ne

Idetë janë si peshqit. Nëse doni të kapni peshq të vegjël, mund të qëndroni në ujë të cekët. Por nëse doni të kapni peshkun e madh, duhet të shkoni më thellë. Poshtë në thellësi, peshqit janë më të fuqishëm dhe më të pastër.

D. Lynch

Ne kemi vendosur bazat e agjencisë sonë si një model që mund të ofrojë një shërbim të plotë dhe të sofistikuar, prej nga një ide deri në realizim. Në kohë dhe brenda buxhetit. Kemi krijuar një ekip të suksesshëm ekspertësh krijues dhe të marketingut, por edhe kemi zhvilluar një rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Jemi gati që të krijojmë kombinime origjinale të strategjisë, kreativitetit dhe teknologjisë që do të justifikojnë investimin tuaj. Ne përpiqemi të kuptojmë nevojat e markës dhe të përmbushim në mënyrë efektive pritjet tuaja.

Aktivitetet tona

Marketing

Qëllimi ynë është të dërgojmë mesazhin tuaj tek konsumatorët duke përdorur reklamat dhe marketingun kreativ. Nëse një mesazh shpallet në mënyrën e duhur, ai ka fuqinë jo vetëm që të informojë, por edhe të transformojë audiencën. Të ndryshojë mënyrën e të menduarit dhe të veprimit.

Video produksion

Ne ju ofrojmë shërbim të plotë të produksionit të videos, nga koncept dhe skenar deri në inçizim dhe përpunim final. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë kreativ me eksperiencë shumëvjeçare. Kemi një ndjenje të zhvilluar për nevojat e klientit, markës dhe të tregut. Mund të jemi fleksibël sa i përket buxhetit dhe fondeve, por insistojmë në inovacion dhe frymëzim në punë.